Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë kryetarin e Gjykatës së Tiranës, Flamur Kapllani.
Një ditë më parë, gjatë seancës dëgjimore ai dha shpjegime për disa bilance negative për pasurinë dhe për disa gjetje të konstatuara në denoncimet nga publiku. Për pastërtinë e figurës, Kapllani mori vlerësim pozitiv. Procesi i vetingut për gjyqtarin Kapllani u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Etleda Çiftjan.
Flamur Kapllani e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 fillimisht si gjyqtar në Mirditë dhe më pas në 2007-ën u transferua në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës. Në vitin 2010, Kapllani u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe prej asaj kohe punon pranë Gjykatës së Tiranës, ku së fundmi mban edhe pozicionin e drejtuesit.
Discussion about this post