100 mln euro disbursim nga garancia me BERZH mbeten ende fonde në dispozicion për kreditimin e bujqësisë. Ka qenë ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca e cila sot ka diskutuar jme institucionet e mikrofinancës për rritjen e aksesit në financim të fermerëve dhe kreditimin e bujqësisë. Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues nga Banka e Shqipërisë, institucionet e mikrofinancës fermer dhe agropërpunues nga zona të ndryshme të vendit.Në fjalën e saj ministrja tha se bujqësia është një sektor i rëndësishëm në ekonominë e vendit që gjeneron rreth 19% të PBB dhe burim kryesor punësimi ku është e angazhuar 37% e popullsisë, por kreditimi i bujqësisë nga sektori bankar mbetet në nivele të ulta.
Gjithashtu ne aktualisht kemi arritur në një normë disbursimi të fondit të garancisë me BERZH në pothuajse 100 mln euro, por mbeten ende fonde në dispozicion, të cilat nëse nuk përdoren nga bankat, duhet të përdoret nga institucionet e mikrofinancës”, u shpreh Krifca.
Fondet e garancisë përfaqësojnë një instrument inovativ financiar për të inkurajuar kreditimin nga institucionet financiare në të gjithë zinxhirin e vlerës së agrobiznesit dhe në sektorin e turizmit. Përfituesit janë fermerët, sipërmarrësit dhe kompanitë që janë të angazhuar në prodhimin dhe përpunimin e produktevebujqësore, prodhimin dhe tregtinë e pajisjeve bujqësore, logjistikën, ofruesit e shërbimeve tëagrobiznesit, tregtarët me shumicë dhe pakicë.
Discussion about this post