Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të opozitës për fjalimin e tij në Këshillin e Europës.
Në një postim në Twitter, Rama shigjeton opozitën shqiptare kur thotë se “opozita e rublave është e zhytur në thesin e parave ruse”.
“Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe, që lemerisi botën me shkulësit e organeve shqiptarë! Opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse”, shkruan Rama në Twitter.
Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe, që lemerisi botën me shkulësit e organeve shqiptarë! Opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse… pic.twitter.com/klxMebaVWq
— Edi Rama (@ediramaal) October 14, 2022
tv6+1vlora
Discussion about this post