Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, pjesëmarrëse në Konferencën për Krizën Ushqimore Globale komentoi rëndësinë e bashkëpunimit, në prag të një krize të mundshme, rreziku për të cilën sa vjen e shtohet.
Ajo u shpreh se kjo krizë thekson qartazi rëndësinë që ka ndërtimi i sistemeve ushqimore të forta e të qëndrueshme në vendet tona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke mësuar nga teknikat më të mira që janë tashmë në zbatim.
“Duke punuar së bashku, me mbështetjen e vendeve më të fuqishme, ne mund të sigurohemi që popujt tanë të kenë akses në furnizim ushqimor të sigurt e të qëndrueshëm, i cili minimizon shpërdorimin dhe impaktin negativ në ambient. Ky system na shërben gjithashtu, në kohën kur nuk mund të mbështetemi më në zinxhirët globalë të furnizimit, me të cilat ishim mësuar në periudhën para COVID, dhe përpara se ndokush mund të mendonte se ishte e mundur një luftë e re në Europë,” – tha Krifca.
Ministrja theksoi gjithashtu rëndësinë e qëndrueshmërisë mjedisore të bujqësisë dhe sistemit të përpunimit ushqimor, për të cilën vuri në dukje angazhimin e Shqipërisë në këtë drejtim.
Të gjitha palët ranë dakord se duhet bashkëpunim i ngushtë për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate.
tv6+1vlora
Discussion about this post