Në një bashkëbisedim me qyetarët në rrjetet sociale, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se protestat do të nisin shumë shpejt. Kreu i PD-së ka shtuar se “protestat dhe grevat do të jenë rrugët për të rikthyer në Shqipëri shpresën dhe votën e lirë”.
Sali Berisha: E vërteta është se polarizimi në këtë vend po rritet me shpejtësi dhe shtresa e mesme po shkon drejt asgjësimit, të varfrit po bëhen gjithnjë e më të varfër. Edi Rama, votën nuk e pranon dhe gjithë ky zhvillim dramatik, kjo përmbysje në përbërjen e shtresave të shoqërisë sonë, ka si shkak më themelor, mospranimin e votës nga Edi Rama. Protesta janë rruga për të cilat është përcaktuar Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë.
Ju garantoj se do të fillojnë shumë shpejt. Mund të jenë shtyrë, por edhe shtyrja e tyre bëhet për shumë aspekte, e padurueshme. Protestat e gjithanshme do jenë rrugë për të rikthyer në Shqipëri, shpresën, votën e lirë dhe për të dalë nga ky regjim absolutar, sot i vetmi në Europë pas atij të Putinit dhe Lukashenkos.
Berisha: Gabimi më i pafalshëm historik i PD është bërë në datën 27 Prill të 2021
Në një bashkëbisedim me qytetarët, Kreu i PD-së Sali Berisha është shprehur se gabimi më i pafalshëm historik i Partisë Demokratike është bërë me datën 27 Prill të vitit 2021, ku sipas kreut të demokratëve, Basha nuk thirri për protesta, por futi PD në një spirale shkatërrimtare.
Sali Berisha: Edi Rama ka blerë, ka dhunuar dhe ka përdorur të gjithë shtetin për të rrëmbyer votat. Gabimi më i pafalshëm historik i PD është bërë me datën 27 Prill të 2021, kur pas atyre zgjedhjeve masivisht të dhunuara, kreu i kësaj partie nuk thirri për protesta dhe rrëzimin e Ramën, por pasi ishte marrë peng nga Rama, futi PD në një spirale shkatërrimtare nga e cila u desh shumë kohë për të dalë.
Berisha: Mirëpres secilin deputet t’i bashkohet grupit, por nuk do ketë asnjë tolerancë në bashkëpunimin e tyre me Ramën
Në bashkëbisedimin me qytetarët, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ftuar të gjithë deputetët e grupit parlamentar të PD që të bashkohen me PD-në.
Sali Berisha: Besoj se jeni dakord që PD-ja, gjatë këtij viti, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të qeverisë, dhe jo vetëm të qeverisë, dhe të mafias së George Soros për ta penguar dhe ndaluar trenin e saj, ai eci fuqishëm dhe të garantoj se sot PD-ja realisht, siç faktoi më datë 7 Korrik, është më e fuqishme se ndonjëherë më parë. Deputetët e grupit parlamentar të PD, janë të ftuar të bashkohen me PD-në dhe të heqin dorë nga lojërat e turpshme që bëhen si vegla të Edi Ramës ku i vendosi Lulzim Basha.
Berisha ka shtuar se i fton deputetët e grupit parlamentar të PD-së me zemër të hapur, por thotë se nuk ka asnjë tolerancë në rast bashkëpunimi të tyre me Kryeministrin Edi Rama.
Sali Berisha: Unë i ftoj me zemër të hapur, por u them prapë sot këtu, para jush, se i gjithë Shqipëria i shikon, kur ata pa asnjë mandat partie, bëhen shtojcë e grupit parlamentar të Edi Ramës.
Ata sot, nëse deri dje, mund të mos ishin të bindur se Basha ishte peng i Ramës, sot nuk ka shqiptar që nuk e kupton se Basha ishte marrë peng me dosjen ruse nga Rama, dhe jo vetëm kaq.
Mirëpres secilin prej tyre t’i bashkohet grupit, por nuk do ketë asnjë tolerancë në bashkëpunimin e tyre me Edi Ramën.
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët përmes rrjeteve sociale, Kryetari i PD-së Sali Berisha është shprehur se Partia Demokratike do të mbrojë me të gjithë fuqinë e saj sindikatën e padagogëve.
Sali Berisha: PD mbështet me gjithë fuqinë e saj sindikatën e pedagogëve. Kërkesat e tyre janë të drejta dhe jetike për të shpëtuar rrokullisjen e madhe të sistemit arsimor.
Kryedemokrati i ka bërë thirrje mësuesve, studentëve dhe gjimnazistëve që të mbështesin protestën e 5 Tetorit që është paralajmëruar nga sindikata e pedagogëve.
Sali Berisha: PD do i mbështesë protestat dhe u bën thirrje mësuesve që të bashkohen me protestën e tyre dhe të përgatiten për një grevë të përgjithshme që do trondisë nga themelet regjimin monist.
U bëj thirrje edhe studentëve dhe gjimnazistëve që të mbështesin protestën e 5 Tetorit si protestë e të gjithë sistemit arsimor.
tv6+1vlora
Discussion about this post