Evropianët gjatë kësaj dite kanë përjetuar sërisht ndryshimin sezonal të orës, vite pas propozimit për t’i dhënë fund ndryshimit sezonal në shtetet pjesëmarrëse në BE, duke i çuar akrepat e orës 60 minuta pas.
Komisioni Evropian prezantoi këtë propozim në shtator të 2018, pas një konsultimi publik në të cilën morën pjesë 4.6 milionë njerëz që shprehën qartë dëshirën që kjo praktikë të ndryshojë. Mirëpo që nga ajo kohë nuk kemi patur asnjë ndryshim.
“Sistemi politik nuk mund të përballet me të gjitha gjërat njëherazi. Një ndër shembujt që vërtetojnë këtë fjali është Brexit, ku ishte shumë e vështirë për politikën e Mbretërisë së Bashkuar për t’u marrë me ndryshime të tjera shoqërore ndërkohë që Brexit po ndodhte. Dhe Bashkimi Evropian për momentin po merret me shumë probleme të ndryshme.” tha Jakop Dalunde, ministri suedez në Parlamentin Evropian.
Drejtuesit e BE janë aktualisht duke punuar fort mbi situatën politike të Rusisë dhe Ukrainës e cila ka rritur tej mase çmimet e energjisë dhe ushqimeve.
Mirëpo kur do t’i vijë fundi ndërrimit sezonal të orës?
Në mënyrë që diskutimet të rifillojnë, duhet që shteti që mban presidencën e Këshillit Evropian të rikthejë këtë temë në program. “Besojmë se rasti më i mirë do të jetë presidenca e rradhës e KE ajo që do ta fusë këtë temë në program.” tha Ariadna Guell.
Nëse ky do të jetë rasti, atëherë ligji për ndërrimin sezonal të orës mund të shfuqizohet në 2025 pas një periudhe 1-2 vjeçare sipas marrëveshjes që kërkon sigurimin e shërbimeve të transportit, duke përfshirë këtu rirregullimin e orareve të trenëve dhe aeroplanëve.
Suedia do të marrë presidencën 6 mujore në 1 janar sipas Dalunde, por shancet që kjo temë të shfaqet në KE janë të pakta.
Discussion about this post