Ka nisur mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Kosovë. Fjalën hapëse të kësaj mbledhje e ka marrë kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Gjatë fjalës së tij, kryeministri i Kosovës Kurti është shprehur se mbledhjet e qeverive, tanimë janë më të vërteta dhe më efektive se kurrë më parë.
Albin Kurti: Në mbledhjen e kaluar, tanimë duke kaluar nga njëra mbledhja tek tjetra besoj se duhet ta kthejmë optimizmin në entuziazëm. Entuziazmi është organizimi më i mirë. Sfidat janë të shumta dhe situata politike botërore duket e rënduar, por kur problemet shfaqen më hapur, jo vetëm në burimet e tyre historike, përcaktimi ynë është më i thjeshtë. Dhe këto mbledhje qeverish tingëllojnë më të vërteta dhe efektive se kurrë më parë.
Kurti po ashtu është kthyer pas në kohë për të theksuar se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet ta rindezë entuziazmin që pati në kohën e luftës për çlirimin e Kosovës teksa ka shtuar se bashkëpunimi mes dy vendeve nuk ka qenë asnjëherë më i gjerë dhe intensiv.
Albin Kurti: Sot bashkëpunimi mes dy shteteve tona në kohën e paqes duhet ta rindezë atë entuziazëm që pati në kohën e luftën për çlirim. Ky bashkëpunim nuk ka qenë asnjëherë më i gjerë e më intensiv sa në fushën e burimeve njerëzore, aq edhe të atyre natyrore. Megjithëse për një kohë ka pasur kufij ndarës, të imponuar politikisht, natyra nuk ka ditur asgjë për to kur i ka shpërndarë burimet e saj në këtë rajon. Ndërkaq me kotësimin e tij progresiv, ai kufi dohet të na shërbejë si matësi i emancipimit tonë. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë dëshmi se kur nuk ekzistojnë probleme politike, suksesi është i garantuar. Është dëshmi se bashkëpunimi synohet duhet i zgjidhur problemet politike në fillim dhe jo në fund.
Në Prishtinë janë mbledhur qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës për të zhvilluar mbledhjen e 8 të përbashkët të dy kabineteve qeveritare.
Delegacioni shqiptar pritet me ceremoni në Prishtinë
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/1546971509050874
Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni shqiptar është pritur me ceremoni shtetërore në Kosovë në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Prishtinë.
Ky është takimi i 8-të mes dy qeverive dhe në mbledhjen e sotme pritet të firmosen 19 marrëveshje të përbashkëta.
Çështjet ku palët angazhohen të bashkëpunojnë do të jenë infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët dhe katër lirive ekonomike.
Në fokus pritet të tjerë projekti i portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë si dhe Porti i Thatë në Kosovë.
tv6+1vlora
Discussion about this post