Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore pezulloi të mërkurën fondet për EcoHealth Alliance, një organizatë kërkimore për viruset e lidhur me polemika rreth origjinës së virusit që shkakton Covid-19.
Këtij lajmi dhe informacioneve të tjera nga mediat ndërkombëtare u referohet dhe mjeku i njohur shqiptar Edvin prifti, i cili thotë se presidenti i kompanisë në fjalë Peter Daszak është krijuesi/projektuesi i virusit Sarscov2 dhe që shkaktoi Covid19.
Duke ju referuar shkrimeve në mediat më prestigjoze ndërkombëtare dhe informacioneve në qarqet shkencore, Edvin Prifti evidenton faktin se ky individ dhe kolegë të tij në Nju Jork dhe Wuhan (vendi në Kinë ku shpërtheu virusi) projektuan në vitin 2018 virusin Sarscov2 dhe për krijimin e tij paraqitën projektin “Deffuse” në DARPA (Defence Advance Research Projects Agency) në 2017.
“Projekti sikurse tashme eshte vertetuar kishte te bente me krijimin e nje koronavirusi kimerik nepermjet inxhinierise gjenetike i cili te kishte te shtuar segmentin e furines per ta bere patogen per njeriun dhe me pas efikasiteti i tij te vleresohej tek minjte transgjenik te cilat jane minj te prodhuar me gene njerezore, e perkthyer ndryshe i njejti virus si Sarscov2. Ky projekt nuk u aprovua nga Darpa ne 2018.
Peter Daszak ne seancen degjimore ne Maj 2024 e pranon kete ne senatin amerikan. Ai gjithashtu e pranon publikisht autoresine mbi projektin Deffuse pavaresisht se nuk pranon ngjarjet e metejshme. Fatmiresisht administrata Biden me nje urdher ekzekutiv ne date 22 maj 2024 ka nderprere cdo financim te EchoHealth Alliance”,shkruan mjeku shqiptar.
Agjencitë shtetërore amerikane kanë vendosur të reagojnë ndaj presidentit të kompanisë EcoHealth Alliance, i cili nga mediat në SHBA cilësohet si “Profeti i Purgatorit”. Madje, shtypi amerikan shkon deri aty sa e quan Peter Daszak “eko-fashist” të shekullit XXI. Në vitin 2016, ky person, thotë Edvin Prifti, shkruante për “DiseaseX” ose sëmundja X e njëjtë me Covid19.
“Gjithesesi ajo çka dime dhe konfirmuar eshte ideatori dhe projektuesi i ketij virusi qe do te behej ne menyre artificiale te pakten qe nga viti 2018, aplikimi i ketij projekti ne Wuhan, edhe pse nuk dihet akoma dhe mbase asnjehere s’do te dihet procesi teknologjik pasi jane gjetur emaile te Peter Daszak ku kerkonte qe cdo material mbi shtamet e prodhuara artificialisht te koronavirusit ne Wuhan te zhdukeshin dhe ne te vertete asnje prej tyre nuk u gjet kur misioni i OBSH u dergua ne Wuhan per verifikime dhe kur per cudi kryetari i misionit ishte po Peter Daszak”, shkruan mjeku shqiptar.
Ai ndalet edhe te procesi i vaksinimit në masë të popullatës, që u aplikua edhe në Shqipëri. Mjeku Edvin Prifti shprehet se shteti, mediat dhe institucionet në vendin tonë nuk dëgjuan zërin e shkencës, por vepruan me populizëm drejt vaksinimit në masë. Duke ju referuar shkrimeve shkencore në revistat ndërkombëtare, ai thotë se vdekjet pas vaksinimit janë rritur.
“Edhe pse cfare eshte vertetuar eshte konform me dijet tona qe ne fillim te pandemise, me kujtohen ata individe, media, institucione ne Shqiperi dhe ne gjithe boten te cilet ne menyre histerike deklaronin me papergjegjshmerine me te madhe te kunderten. Sigurisht nje bote e tille qe s’degjonte me zerin e shkences por te populizmit do te perfundonte ne nje histeri akoma dhe me te madhe ate te vaksinimit planetar, ku tashme shkencetaret e gjithe botes po evidentojne dite pas dite rritjen e vdekshmerise ne vendet e zhvilluara ne menyre te pashpjegueshme pas prillit 2021 pikerisht pasi filloi vaksinimi. Studimi i fundit ne British Medical Journal ne qershor 2024 analizon pikerisht “excess death” ose rritjen e vdekshmerise pas Covid19”, shkruan Edvin Prifti.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid02aThtcdexRpe2imfXYa4ux9rYkRukBLsdMRSAsxNUnbxKk855TvcgH7JZrg2EdEDtl%26id%3D100001904348608&show_text=true&width=500&preview=comet_preview
Discussion about this post