Plazhet pergjate shetitrores bregdetare Lungomare, duket se jane teresisht privat. Subjektet qe kane marre kete vit ne administrim stacionet e plazheve, nuk kane lene pjesen qe ne fakt u takon qytetareve te cilet nuk kane mundesi qe te paguajne shezllongun, apo cadren.
Siperfaqa 20% qe u takon qytetareve nuk eshte lene si hapsire ne asnje prej plazheve pergjate shetitores bregdetare, sikunder po ndiqni pamjet ne ekran nga vezhgimi i TV6+1Vlora.
Nuk kane te ardhura, apo nuk kane deshire, duan te shijojne detit qe eshte i te gjitheve dhe plazhi po ashtu.
Kush i vodhi plazhet publike? Kush i zaptoi ato? Kush i beri te plotefuqishem ne pronen publike? Afer detit, afer mbretit, eshte e vertete, sot ka te tille njerez qe ndihen mbret ne pronen e te gjitheve. Nga oligarket deri tek boset e plazheve.
https://www.facebook.com/6plus1vloratelevizion/videos/592322265793335
Ky eshte realiteti kur guxhimi madje shkon deri aty sa te kontrollohen edhe cantat personale, madje te sekuestrohen. Cudi nuk eshte qe nje dite te na marri edhe breket. Ashtu sikunder na kane marre dhe na kane zaptuar palzhet, 20% qe u takon qytetareve.
Nese nuk ke leke per te paguar palazhin, atehere do te perfundosh te plazhozh ne te vetmen hapsire plazhi bosh, buze kanalit te ujerave te zeza.
Por cfare thone qytetaret qe nuk kane mundesi te plazhojne ne plazhet qe adinistrohen nga privatet por u hiqet mundesia edhe ne palzhin qe u takan, ate shteteror, pasi deti dhe plazhi eshte i te gjitheve.
Discussion about this post