Ndonëse nuk mori pjesë në votim, kryeministri Edi Rama e cilëson Portin Turistik si motor të jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin. Kreu i qeverisë e quan ‘skandal mjedisor’ dhe ‘plagë urbane’ portin aktual, ndërsa tregon si do të bëhet transformimi i Portit të Durrësit.Teksa e shoqëron me një pjesë të fjalës së tij në Kuvend, Rama publikon pamje bardh e zi nga porti i Durrësit dhe tregohen sipërfaqet e ndryshkut dhe kalbjen e mjeteve të vdekura lundruese. Kreu i qeverisë e quan ‘skandal mjedisor’ dhe ‘plagë urbane’ portin aktual, ndërsa tregon si do të bëhet transformimi i Portit të Durrësit nga investimi i huaj.
“Mirëmëngjes… dhe me kënaqësinë e hapjes me votën e mbrëmshme PRO të rrugës për ndërtimin e Portit të Turistik, që do të jetë një motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin e mbarë Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.
Në një seancë që ka zgjatur për më shumë se 14 orë e mes debateve dhe akuzave që kanë mbërritur nga opozita duke e cilësuar si “aferën më të madhe korruptive”, Partia Socialiste ka miratuar me votat e saj marrëveshjen për Portin e Durrësit. Me 74 vota pro dhe 35 kundër, Kuvendi i hapi rrugën investimit 2.1 miliardë eurosh. Të pranishëm në sallë ishin 107 deputetë, ku ia vlen të theksohet që kryeministri Edi Rama mungoi. Në përfundim të votimit, socialistët duartrokitën në atë që e quajnë një “marrëveshje që do i sjellë vendit një bum ekonomik.
Projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi, i kalon në pronësi kompanive. Parashikohen 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total. Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura dhe një gjatësi plazhi 700 metra. Faza e parë nis në 2023-shin e zgjat për 5 vite, me vlerë investimi € 595 milionë euro, dhe për fazën e dytë që pritet të nisë në 2028-ën, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro. Marrëveshja ka një jetgjatësi prej 35 vitesh, ndërsa përfundimi total i realizimit të projektit zgajt 20 vite. Qeveria shqiptare do të përfitoi gjatë gjithë kohës 33.3% të dividentit. Parashikohen 12 000 të punësuar.
Discussion about this post