Buxheti parashikohet rreth 631 miliardë Lekë ndërsa rritja ekonomike 2.6%
Kuvendi miratoi në seancë plenare Buxhetin e shtetit për vitin 2023 dhe projektligjet e paketës fiskale që e shoqërojnë atë.
Për vitin 2023 të ardhurat parashikohen të arrijnë në 631.7 miliardë Lekë, ndërsa shpenzimet do të jenë 687.2 miliardë Lekë. Planifikohet që në vitin 2023 rritja ekonomike të jetë 2.6 %, nga 3.7 % që pritet të jetë në këtë vit.
Tre do të jenë drejtimet kryesore të projektbuxhetit të vitit të ardhshëm, përforcimi i sistemeve të mbrojtjes sociale, garantimi i furnizimit pa ndërprerje me energji elektrike dhe mos ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike si dhe vijimi i investimeve në rritjen e kapaciteteve digjitale të ekonomisë dhe të qytetarëve.
Projektbuxheti i vitit 2023 parashikon një rritje të konsiderueshme të shpenzimeve për përballimin e efekteve të krizës, rreth 50 miliardë Lekë që do të alokohen në buxhet vetëm për mbështetjen sociale.
Discussion about this post