Tensionet po vijojnë në disa kahe të Kuvendit të Shqipërisë. Me deputetët demokratë të cilët po shkaktojnë trazira jashtë seancës dhe brenda saj, nga ana tjetër janë minatorët të cilët janë mbledhur dhe po protestojnë
Ka qenë deputeti demokrat Edi Paloka ai i cili u ka shkuar minatorëve, mirëpo këta të fundit e kanë përzënë duke iu drejtuar me fjalët: Largohu, hajdut!
Theksojmë se minatorët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me veprime të tjera nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen. Ata kërkojnë miratimin e statusit të tyre në Kuvend, si dhe përmirësimin e kushteve të punës. Ata u kanë vendosur një afat prej dy javësh ligjvënësve shqiptarë dhe janë në pritje të një përgjigje.
Më herët kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi bëri me dije se do të dorëzojnë ditën e nesërme projektligjin për statusin e minatorëve.
“Pasi një pjesë e kolegëve kanë pasur mundësi të takojnë minatorët. Nesër do të dorëzojmë projektligjin për statusin e minatorëve në Kuvendin e Shqipërisë. Është firmosur nga një pjesë e kolegëve”, tha Bardhi.
Discussion about this post