Larje dhe dezinfektim i sheshit te shetitores bregdetare “Lungomare 2”. Ndermarrja e Sherbimeve Publike e Bashkise se Vlores, e angazhuar maksimalisht te mbajtjen pastre te shetitores bregdetare pergjate gjithe gjatesise se saj. Jane te ndryshme punet qe realizohen per dite, ne sherbim edhe te sezonit tursitik, per te pasur nje sezon te suksesshem dhe per te qene sa me dinjitoz ne syte e turisteve dhe vizitoreve.
Pamjet qe po ndiqni ne ekran jane filmuar nga TV6+1Vlora gjate kesaj te hene dhe sjellin momente nga puna e Nderamrrjes se Sherbvimeve Publike e cila sic shikoni po lan me uje me presion sheshin ne Lungomare 2.
https://www.facebook.com/6plus1vloratelevizion/videos/1245254722971478
Ndermarrja e Sherbimeve Publike eshte e anagzhuar thuajse cdo dite per te realizuar sherbime te ndryshme ne shetitoren bregdetare. Duke qene se jemi ne sezonin turistik dhe kur numri i pushuesve dhe qytetareve qe shkojne e frekuentojne plazhet eshte i larte, atehere eshte menduar qe ne kete periudhe puna te realizohet ne oret e para te mengjesit per te mos sjell probleme ne levizjen e njerezve ne kete zone, te cilet ju drjetohen plazheve.
Po ashtu mund te themi se Ndermarrja e Sherbimeve Publike po mban ne monitorim edhe situaten e pastrimit nga mbetjet urbane. Koshat e vegjel te mbeturinave, pastrohen cdo dite. Ndersa apeli shkon per qytetaret dhe per pushuesit qe ti ruajne koshat nga demtimet. Ata jane per te mbledhur mbeturinat vetjake dhe jo per te hedhur qese me mbejtje urbane.
tv6+1vlora
Discussion about this post