Ylli i Lakers një ndeshje larg rekordit si pikëshënuesi më i mirë i NBA
LeBron James nuk njeh aspak limite në parket. Superylli i Los Angeles Lakers shënoi 27 pikë në humbjen 131-126 ndaj Pelicans, për ta mbajtur distancën me pikëshënuesin më të mirë në histori, Kareem Abdul-Jabbar në vetëm 36 pikë.
James ishte i jashtëzakonshëm në parket, duke mos arritur që të shmang humbjen e skuadrës së tij. Gjithsesi, 38-vjeçari mund të krenohet më këtë arritje.
James shënon mesatarisht 30 pikë për ndeshje, niveli i tretë më i lartë i shënuar në 20 sezonet e tij në NBA.
Ylli i Lakers është në rrugën e duhur për të thyer rekordin e Jabbar, që arriti të shënojë 38.387 pikë në 1560 ndeshje, ndërsa kundër Pelicans ishte sfida e 1409 në karrierën e James.
Me këtë ritëm, 38-vjeçari mund ta thyej rekordin që në duelin e radhës kundër Oklahomas. James ka shënaur 36 pikë osë më shumë në nëntë raste këtë sezon, gjashtë prej të cilave në muajin Janar.
Discussion about this post