Lërini Vlorën të qetë, boll e dëmtuat sezon më sezon!
Ky eshte apeli i kryetarit te Operatireve turistik per jugun e vendit, Vasil Bedinaj, i cili ka reaguar ashper ndaj shkrimeve dhe komenteve ne rrjetet sociale dhe ne disa media kombetare.
Bedinaj shprehet i prere se nuk ka hotele me 250 euro/ nata, sigurisht që ka kategorizime dhe standarde! Kryetari i operatoreve turistik te jugut te vendit, jep edhe disa shëmbuj, duke thene se hotelet me te mira ne Vlore dhe nga me luksozet e nga me te cekuarat, kane cmime shume te arsyeshme.
https://www.facebook.com/6plus1vloratelevizion/videos/822441909142262
Hotel New York- 60 euro / nata , Regina City dhe Kraal Hotel 70 euro/ nata etj etj. Mesatarja 65 euro/ nata.
Më shqetëson dashakeqësia më të cilin trajtohet qyteti, ne kemi dalë së fundmi me paketa promocionale -20% të çmimit normal. Kjo për të mbuluar krizën dhe mungesën e politikave për të ndihmuar sektorin, thote Bedinaj qe ngre edhe disa pyetje: Pse askush nuk flet kur kg i mishit në Turqi kushton 3 $ ndërsa të ne 1100 lekë por çmimet i duam si në Turqi…?!
Pse nuk flet askush për biletat e trasportit detar dhe ajrorë nga 100 euro/person për lundrim e skandaloze për fluturimet? Pse nuk flet askush për karburantin dhe gazin? Bedinaj e mbyll me nje mesazh postimin e tij, teksa shprehet: Nëse dëshironi turizëm si europa, duhet të kemi shtet me politika si europa, nëse nuk na ndihmoni dot, na bëni një nder të paktën: ” Mos na bini në qafë, se sjua kemi borxh”!
Discussion about this post