Superylli i Barcelonës, Robert Lewandowski ka pohuar se Lionel Messi është favorit për të fituar çmimin e Topit të Artë në vitin 2023. Pohimi i Lewandowski erdhi vetëm disa ditë pasi Messi frymëzoi Argjentinën për lavdinë e Kupës së Botës në Katar.
“Natyrisht. Mund të ketë një lojtar tjetër për të njëjtin klub [si pretendenti kryesor] që pretendon çmimin, por vetëm njëri prej tyre fitoi Kupën e Botës dhe ky do të jetë një faktor vendimtar. Leo Messi është në epërsi, kjo është e sigurt, ai ka arritur atë që ka më shumë rëndësi për të dhe tani ai mund ta shijojë atë”-u shpreh sulmuesi polak.
Messi ishte në formë të përsosur për La Albicelester gjatë shfaqjes botërore të futbollit që përfundoi më 18 dhjetor. Asi i Paris Saint-Germain shënoi shtatë herë në turne, duke përfshirë një dygolësh në finale pasi Argjentina fitoi Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1986.
Discussion about this post