Lumi Vjosa, i cilësuar si lumi i fundit i egër në Evropë, është shpallur Park Kombëtar me vendim të Këshillit të Ministrave.
Ministrja Mirela Kumbaro e bëri publik këtë vendimin të marrë pak ditë më parë dhe tha se janë 12 mijë hektarë që do jenë nën mbrojtje të shtetit.
Në lidhje me këtë ka reaguar dhe aktori me famë botërore, Leonardo DiCaprio, i cili ishte kthyer në “avokat” për Lumi Vjosa që ai të shpallej Park Kombëtar.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, DiCaprio shkruan se është bërë historia dhe kjo falë bashkëpunimit mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit. Ndër të tjea ai thotë se umi do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm.
“Sot është bërë historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë.
Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme” shkruan ai.
Kujtojmë që aktori Leonardo DiCaprio ka qenë një ndër zërat për të fuqishëm për mbrojtjen e lumit Vjosa. Ai herë pas here ka publikuar video dhe foto nga lumi Vjosa ku ka bërë thirrje për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.
Discussion about this post