Madonna tmerroi ndjekësit e saj në Instagram me postimin e fundit. 63-vjeçarja ndau një video ku kishte vendosur në kokë një kapuç me dantellë dhe tymoste shisha. Maska lejon të duken vetëm sytë e këngëtares dhe dhëmbët e saj ndërsa shfrynte tymin drejt kamerës.
Në këtë shfaqje të sajën, ajo kishte vendosur në sfond këngën “Humble” të Kendrick Lamar. Postimi provokativ është pjesë e listës së gjatë që ajo ka bërë kohët e fundit.
Asaj iu ndalua të realizonte një video ‘live’ për shkak se Instagrami e cilësoi ‘kundër rregullave të komunitetit”. Më pas, ajo postoi një video ku shkroi “Nuk kam veshur kurrë kaq shumë rroba në jetën time”.
Këngëtarja postoi edhe një video duke u rrotulluar në shtrat teksa ekspozonte të pasmet. Si rrjedhojë, Instagrami fshiu një foto të saj ku dukej një pjesë e gjoksit, që sipas platformës, cenonte rregullat e nudizmit.
Ndërkohë, Madonna është në kërkim të një djali të ri pas ndarjes nga një balerin 28-vjeçar. Sipas një burimi të afërt të saj, ajo kërkon dikë të ri, pa rrudha, pa thinja dhe me muskuj.
“Madonna ka zero interes për njerëz të moshës së saj. Ajo kërkon një djalë të pashëm, me trup të bukur në të 20-tat e vonshme, një person që mund të mbajë ritmin e saj”.
63-vjeçarja po refuzon plakjen. E fotografuar në një event të fundit, ajo dukej dekada të tëra më e re ndërsa mbulohej nga aksesorët.
tv6+1vlora
Discussion about this post