Një 23-vjeçare nga Kosova ka humbur jetën në një aksident trafiku në Nju Jork.
Mediat në SHBA shkruajnë se aksidenti i rëndë dyshohet të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe.
Shoferi, 30 vjeçari Adem Nikeziq dyshohet se po ngiste makinën e bardhë tip “Dodge” nën ndikimin e alkoolit apo drogës kur humbi kontrollin dhe fluturoi në krahun tjetër të rrugës.
Makina u nda në dysh nga përplasja e fortë ndërsa ishte një rezident i Staten Island që njoftoi policinë. Ai tha se përplasja ishte aq e fortë sa që në fillim dyshoi se kishte shpërthyer një bombë.
23-vjeçarja shqiptare nga Kosova, e cila ishte pasagjere në makinë, Adriana Sylmetaj ndërroi jetë në vendngjarje për shkak të plagëve të rënda.
Shoferi 30-vjeçar është akuzuar me dyshimin se shkaktoi aksidentin duke ngarë makinën në gjendje të dehur.
Discussion about this post