Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se pagat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten me 6%
Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave dhe aplikimi i rritjes së pagës ka nisur që nga data 1 Korrik.
Ministrja bëri të ditur se do të ketë edhe një shpërblim financiar prej 150 mijë Lekësh të vjetra në muaj për mjekët që punojnë në spitalet jashtë vendbanimeve të tyre.
“Duke filluar nga 1 Korriku i këtij viti rritet dhe 6% paga për mjekët dhe infermierët. Qeveria ka miratuar edhe një shpërblim financiar në masën 15 mijë Lekë në muaj për ata mjekë që përfundojnë specializimin dhe në bazë të kontratave me Ministrinë e Shëndetësisë ushtrojnë profesionin e tyre jashtë vendbanimit, do përfitojnë këtë shpërblim financiar dhe kjo do hyjë në fuqi menjëherë me miratimin nga qeveria, që do përfitojnë rreth 300 mjekë.
Rritja e pagave do vijojë edhe përgjatë viteve të tjera. Ne synojmë që pagat për profesionin e mjekësisë të rriten 40%”, u shpreh ministrja Manastirliu.
tv6+1vlora
Discussion about this post