Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, zhvillon një vizitë në SHBA. Ai është takuar me Todd D. Robinson, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit. Manja zbulon se ka biseduar me Robinson për rezultatet e reformës në drejtësi, çrrënjosjen e korrupsionit si dhe rritjen e standardeve të sigurisë në sistemin penitenciar.
“Në Departamentin e Shtetit pritur nga një mik i vjetër i Shqipërisë Z. Todd D. Robinson, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, ku diskutuam mbi rezultatet e prekshme të reformës në drejtësi, çrrënjosjen e korrupsionit, si dhe rritjen e standardeve të sigurisë në sistemin penitenciar.
I shpreha Z. Robinson mirënjohjen më të thellë për angazhimin e drejtpërdrejtë dhe intensiv të shërbimeve të Departamentit të Shtetit në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Shumë shpejt do të intensifikojmë bashkëpunimin tonë edhe në drejtim të forcimit të sigurisë në burgje përmes përthithjes së ekspertizës më të mirë amerikane në manaxhimin e risqeve në sistem”, thotë Manja.
Discussion about this post