Marjana Semini do të jetë anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese. Pas një seance që zgjati deri pas mesnate, deputetët e maxhorancës votuan me 58 vota kandidaten Semini.
Seanca e së enjtes është shoqëruar me debate të forta, kjo pasi opozita akuzonte socialistët se po manipulim proces për emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, duke e bërë me votim të fshehtë në mënyrë që të merrnin vota për Ardian Dvoranin.
Sa i përket votimit për Avokatin e Popullit, është shtyrë për seancën tjetër pas Vitit të Ri pasi nuk u arritën 84 votat e nevojshme për asnjërin kandidat.
Maxhoranca nuk pranoi asnjë prej dy kandidatëve Ledio Braho dhe Altin Goxhaj, duke bërë që gara për drejtuesin e këtij institucioni të shtyhet.
Discussion about this post