Markata e peshkut në Vlorë do të funksionojë me një sistem të ri teknologjik sipas standardeve të Bashkimit Europian.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të markatës ndërsa shkruan se prodhimet do të eksportohen direkt në vendet e BE-së, duke fuqizuar sektorin e peshkimit i cili ka regjistruar rritje të vazhdueshme tregtare në vitet e fundit. Tregu modern do të ketë një hapësirë të mbyllur prej 1300m2, me 14 dhoma frigoriferike dhe me kushte optimale higjieno-sanitare.
Ndërtimi i markatave do të vijojë në qytetin e Durrësit dhe Sarandës. Kjo është markata e re e peshkut në Vlorë, një investim i mezipritur për peshkatarët, të cilit më në fund i erdhi dita. Ky treg modern do të ketë një hapësirë të mbyllur prej 1300m2, me 14 dhoma frigoriferike dhe me kushte optimale higjieno-sanitare.
E integruar me Portin e Peshkimit, brenda Portit të Ri Tregtar të Vlorës, markata e peshkut do të funksionojë me një sistem të ri teknologjik sipas standardeve të Bashkimit Europian. Mertkata eshte inspektuar edhe nga ministria e buqjesise Frida Krifca.
https://www.facebook.com/6plus1vloratelevizion/videos/748198363153887
Prodhimet do të eksportohen direkt në vendet e BE-së, duke i dhënë mundësinë e eksportit pa telashe të gjitha anijeve të peshkimit dhe fuqizuar më tej një sektor, i cili ka regjistruar rritje të vazhdueshme tregtare në vitet e fundit.
Pas Vlorës dhe Lezhës, do të vijojë ndërtimi i hallkave të mbetura të zinxhirit të markatave në vend, me Durrësin dhe Sarandën për të plotësuar edhe këtë boshllëk në industrinë tonë të peshkimit”, shkruan Rama krahas videove.
Kjo godinë është një investim i mbështetur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me një infrastrukturë të re dhe sistem të ri teknologjik me standardin e Bashkimit Evropian.
Discussion about this post