“Për herë të parë, trafikantët e qenieve njerëzore më kërcënuan me vdekje”, kështu është shprehur kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.
Në një intervistë në emisionin “Five Minutes” të transmetuar sot në Rai 1, Meloni u zotua se qendrat e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë.
“I jepni fund kësaj neverie. Për herë të parë trafikantët më kërcënuan me vdekje”, tha ajo.
Meloni ka këmbëngulur se zgjidhja inovatore e Italisë ka surprizuar edhe shumë vende anëtare të BE-së dhe sipas kryeministres italiane kjo është arsyeja se pse marrëveshja merr kaq shumë vëmendje nga Unioni.
“Nëse vazhdojmë kështu unë do të jem ai që do të them që Italia nuk është një vend i sigurt, kur e themi këtë për Bangladeshin, flasim për 180 milionë banorë të cilëve u themi “ejani me qetësi në Itali”. Disa objektiva janë parandalimi i ndalimit të imigracionit të parregullt. Unë do të bëj gjithçka që më kanë kërkuar italianët. Më pas për Memorandumin me Shqipërinë Do të bëj gjithçka që të funksionojë”, tha kryeministrja.
Galeria fotografike (
1/3
)
Discussion about this post