Burime bëjnë me dije gjithashtu se bëhet fjalë për një hetim të përbashkët të autoriteteve spanjolle dhe Prokurorisë së Tiranës. Më parë forcat e ‘Guardia di Civil’ spanjolle kanë qenë edhe në SPAK.
Forca të shumta të policisë spanjolle dhe të Forcave Shqiponja kanë mësyrë në një qendër tregtare në qytetin e Elbasanit. Dyshohet se kemi të bëjmë me një hetim për një ‘Call Center’ të vendosur në këtë godinë.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor për të kryer veprimet e nevojshme dhe për të parë dokumentin që janë gjetur në këtë biznes. Dyshohet për një të arratisur në momentin kur policia ka ndërhyrë. Ndërkohë që burime bëjnë me dije gjithashtu se bëhet fjalë për një hetim të përbashkët të autoriteteve spanjolle dhe Prokurorisë së Tiranës. Më parë forcat e ‘Guardia di Civil’ spanjolle kanë qenë edhe në SPAK.
Ndërkaq mendohet se ka disa urdhër arreste edhe për disa shtetas të huaj bashkëpunëtorë në biznes të paligjshëm.
Burimet bëjnë me dije se ky operacion është në kuadër të një operacioni më të gjerë që ka përfshirë një ‘Call Center’ edhe në Vlorë. Në këtë qytet janë shoqëruar disa vajza, ndërkohë që ende nuk ka detaje. Autoritetet kanë sekuestruar servera dhe dokumente të këtyre kompanive që dyshohet se mashtronin shtetas të huaj.
Discussion about this post