Ministrja e Arsimit publikon rregulloren e re dhe datat e provimeve
Ministria e Arsimit ka caktuar datat e provimeve të Maturës Shtetërore. Nga Korça ku është takuar me maturantë dhe mësues për të diskutuar rregullat e reja të maturës, ministrja e Arsimit Evis Kushi lajmëroi se më 1 Qershor do të mbahet provimi i parë, ai i Gjuhës së Huaj. Më 7 Qershor do të jetë provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, më 13 qershor ai i Matematikës. Ndërsa më 19 Qershor do të mbahet ai i Lëndëve me Zgjedhje.
Ministrja njoftoi se, në datën 31 Dhjetor do të publikohet fondi i pyetjeve për provimin e informatizuar për të gjithë ata që duan të studiojnë në programin “Mjekësi e Përgjithshme”, provim i cili do të zhvillohet në muajin Gusht.
Discussion about this post