Kanë nisur punimet në samitin e Ballkanit të Hapur që po zhvillohet në Ohër, në Maqedoninë e Veriut. Këtë herë, veç tre shteteve themeluese, Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, marrin pjesë edhe Malit i Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës. Liderët e vendeve pjesëmarrëse janë takuar me njëri-tjetrin para takimit, ku i pranishëm ka qenë edhe Komisioneri i Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi.
Kryeministri i sapozgjedhur i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se nuk sheh asnjë të keqe nga kjo iniciative, ndërkohë të hënën, Talgetija u shpreh me nota shumë pozitive për këtë nismë, duke e quajtur “iniciativë për forcimin e lidhjeve në Ballkanin Perëndimor. Kosova ka refuzuar në vazhdimësi ftesën për pjesëmarrje në këtë nismë, duke e quajtur të panevojshëm.
Marrëveshjet
▪ Marrëveshja për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe notave shkencore të lëshuara në institucionet e arsimit të lartë dhe të tjera institucionet e autorizuara
▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e turizmit në Ballkani Perëndimor
▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin kulturor në Ballkanin Perëndimor
▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin e administratave tatimore në Ballkanin Perëndimor
shiko video: https://www.facebook.com/ediramaal/videos/324351936534906
Discussion about this post