Përgjatë 2022 të rinjtë europianë punuan me ata shqiptarë në shumë projekte
Përgjatë 1 viti si “Kryeqyteti Europian i Rinise” në Tiranë janë zhvilluar mbi 1 mijë aktivitete të rëndësishme me në fokus të rinjtë e të rejat shqiptare, por dhe të huajt.
Sipas Drejtoreshës Ekzekutive të Kongresit Rinor Kombëtar, Dafina Peçi është siguruar mbështetje financiare edhe për mbi 300 projekte në fusha të ndryshme.
“Këtë vit ne kemi të realizojmë mbi 1 mijë aktivitete jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë, pa marrë parasysh se Tirana mban stafetën e titullit “Kryeqyteti Europian i të rinjve”. Gjithashtu kemi siguruar mbështetje financiare për mbi 360 projekte të realizuara në fusha të ndryshme duke nisur që nga nxitja e punësimit, ekonomia dhe inovacioni, diversiteti, pjesëmarrja në vendimmarrje, ngritja e kapaciteteve, të rinjtë janë eurpianë, respektimi i të drejtave të njeriut, shëndeti mendor dhe fizik, sporti, kultura. Ajo që kemi vënë re është interesi i madh i të rinjve shqiptarë për të zhvilluar kapacitetet e tyre dhe për t’u rrjetëzuar dhe për të qenë në kontakt me njëri-tjetrin, së dyti për të qenë pjesë e politikbërjes dhe vendimmarrjes, pra për të qenë më aktiv, më të përfshirë”, ka thënë Dafina Peçi.
Aktivitetet e shumta përgjatë vitit kanë tërhequr mjaft vëmendjen e të rinjve europiane dhe jo vetëm.
“Aktivitete që kanë pasur në fokus kulturën dhe traditën shqiptare, apo promovimin e turizmit dhe potencialit turistik të vendit, kulturor të vendit, agrikultura, kulinaria, kanë qenë elementë që kanë tërhequr shumë vëmendjen e delegacioneve që kanë ardhur, duke ngjallur një interes të shtuar tek ata për Shqipërinë, shqiptarët dhe sidomos të rinjtë”, ka thënë Peçi.
Pas marrjes së stafetës si “Qyteti Europian i Sportit”, në kryeqytetin shqiptar do të zhvillohen mijëra aktivitete të ndryshme gjatë 2023.
Discussion about this post