Më shumë se 600 njerëz po hetohen tani në Turqi për ndërtesat që u shembën nga tërmeti vdekjeprurës i 6 shkurtit. Të shtunën, Ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag tha se 184 të dyshuar, përfshirë kontraktorët e ndërtimit dhe pronarët e pronave janë arrestuar tashmë.
Për vite me radhë, ekspertët paralajmëruan se korrupsioni endemik dhe politikat e qeverisë nënkuptonin se shumë ndërtesa të reja ishin të pasigurta.
Numri i konfirmuar i vdekjeve në Turqi dhe Siri tani ka tejkaluar 50,000 viktima. Bozdag i bëri komentet televizive nga Turqia juglindore, ku goditi tërmeti me magnitudë 7.8 ballë dhe u pasua nga një tjetër lëkundje e fuqishme vetëm disa orë më vonë.
Komentet e tij treguan se si ishte zgjeruar hetimi – dy javë më parë ku autoritetet bënë me dije se ishin lëshuar 113 urdhër-arreste. Mes të arrestuarve është edhe një kryebashkiak i një prej qyteteve afër vendit ku goditën lëkundjet.
Më shumë se 160,00 ndërtesa u shembën ose u dëmtuan rëndë në Turqi pas tërmeteve, duke ngritur pikëpyetje nëse ndikimi i fatkeqësisë natyrore u përkeqësua nga dështimet njerëzore.
Partitë e opozitës dhe disa ekspertë ndërtimi akuzojnë administratën e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan për dështim në zbatimin e rregulloreve të ndërtimit dhe përpjekje për të larguar fajin e përgjithshëm për katastrofën. Ata thonë se politikat e qeverisë kanë lejuar të ashtuquajturat amnisti për kontraktorët që kanë shkelur rregullat e ndërtimit, në mënyrë që të inkurajojnë një bum ndërtimi, duke përfshirë rajonet e prirura nga tërmeti.
Discussion about this post