Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka theksuar ditën e sotme arritjet e institucionit që ai drejton dhe objektivar për vitin 2023.
Ai tha se mbështetja do të vijojë ndaj qytetarëve të cilët nuk mund të asistojnë shërbime juridike, teksa më tej bëri me dije se do të hapen sportele të reja edhe në qytetet që Gjykatat që do të mbyllen pas hartës së re gjyqësore.
“Shteti nëpërmjet ndihmës juridike falas ka menduar të mbështesë një kategori qytetarësh në nevojë. Është ndihma parësore dhe dytësore. Ne do hapim këto sportele edhe në godinat e gjykatave që do mbyllen për shkak të hartës së re gjyqësore, të asistohen nga zyrat tona falas” u shpreh Manja.
Gjithashtu, ministri tha se numri i të paraburgosurve e tejkalon numrin e të dënuarëve. Ndër të tjera ai shtoi se gjatë vitit 2023 do i propozojnë Parlamentit miratimin e një amnistie penale.
“Në sistemin e burgjeve numri i të paraburgosurve tejkalon numrin e të dënuarve. Sa i përket paraburgimit ne kemi një mbipopullim. Pse vjen kjo? Mbipopullimi ka shumë faktorë, por lidhet edhe me veprimtarinë e sistemit gjyqësor.
Drejtësia është pushtet i pavarur, por sa i takon sistemit të hetimit dhe ndjekjes penale, në të gjitha rekomandimet tona ne kemi pjesë të rekomandimeve që Prokuroria dhe sistemi i drejtësisë do duhet të aplikojë gjithë alternativat e dënimit.
Për vitin 2023 nuk mund ta them saktësiht kohën, në objektivat tona është që t’i propozojmë Parlamentit shqiptar miratimin e një amnistie penale. Kohën nuk mund ta them por është obkjektivi ynë”, shtoi ministri.
Discussion about this post