Delegacioni i Qeverisë Shqiptare është pritur me ceremoni zyrtare në Malin e Zi, nga kryeministri i shkarkuar Dritan Abazoviç dhe kabineti i tij. Më vonë, pas prezantimit do të nisë dhe zyrtarisht mbledhja.
Njëmbëdhjetë marrëveshje të rëndësishme pritet të nënshkruhen sot mes dy vendeve, ku më e rëndësishmja është ndërtimi i urës mbi lumin Buna.
Një tjetër marrëveshje e rëndësishme është ajo midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shën Nikollë – Pulaj.
Discussion about this post