-Qeveritë e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut u mblodhën këtë të hënë në Shkup.
-Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama vlerësoi rezultatet e Ballkanit të Hapur ndërsa theksoi se të dyja vendet janë mbështetës të Procesit të Berlinit.
-Kreu i qeverisë njoftoi se Bashkimit Europian do t’i kërkohet më shumë mbështetje për përballimin e krizës energjetike.
–Nga ana tjetër, kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski tha se Shqipëria është shembull i fqinjësisë së mirë.
-Në mbledhjen e përbashkët Shqipëri-Maqedoni e Veriut u nënshkruan 21 marrëveshje dhe memorandume.
ORA 12:00 – Lëvizje e banorëve për 24 orë në pikën kufitare, Çuçi: Të hapur ta çojmë përpara nismënhttps://www.youtube.com/embed/tY8skimaA_s
Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, gjatë mbledhjes së dy qeverisë hodhi idenë e hapjes për 24 orë të punës në pikën kufitare në Trebisht-Xhepisht për lëvizjen e banorëve të zonës.
“Çështja e tretë që dëshiroj të hap është hapja për 24 orë e punës në pikën kufitare, Trebisht-Xhepisht. Një gjë shumë e rëndësishme për banorët e këtij rajoni pasi nëse i shohim problemet me të cilat ato përballen me të vërtetë do të jetë një gjë e pakëndshme e dy ministrave dhe qeverive, pasi duhet shumë pak energji dhe kohë që t’u mundësojmë një jetë normale të banorëve të dy anëve të pikës kufitare”, u shpreh Spasovski.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, u shpreh se kjo është një nismë e rëndësishme dhe qeveria shqiptare është e hapur ta diskutojë dhe ta çojë përpara.
“Kështu që besoj se të dyja marrëveshjet janë të një rëndësie të veçantë, por kaq e rëndësishme është edhe nisma që sapo e anonçoi kolegu në lidhje me hapjen e pikës për 24 orë për lëvizjen, në këtë rast të banorëve të të dyja anëve të kufirit. Besoj se jemi të hapur ta diskutojmë, ta çojmë përpara këtë nismë që u anonçua sot”, u shpreh Çuçi.
ORA 11:40 – Korridori i 8, Balluku: 2 vende të BE dëshirojnë të na bashkohen dhe të na mbështesin
Duke folur për mbledhjen e përbashkët të qeverive mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, zv/Kryeministrja Belinda Balluku u ndal tek Korridori i 8, si një ndër projektet më të rëndësishme për dy vendet, por jo vetëm. Balluku bëri të ditur se janë dy vende të BE që së fundmi kanë shprehur dëshirën për t’u bashkuar në këtë projekt. Bëhet fjalë për Bullgarinë dhe Italinë. Sipas zv/Kryeministres të dy qeveritë, ajo shqiptare dhe maqedonase, kuptojnë shumë mirë nevojën për të pasur këtë korridor sa më parë, por në të njëjtën kohë janë të ndërgjegjshme se kostot e këtij projekti nuk mund të përballohen nga buxhetet e këtyre shteteve. Ndaj Balluku vlerësoi si tejet të rëndësishme lobimin në mënyrë që ky projekt të financohet nga Bashkimi Europian.https://www.youtube.com/embed/y-2bUn1kGvY
“Korridori 8 është një projektet më të rëndësishëm dhe vitale për dy vendet tona, por jo vetëm, edhe për 2 vende të tjera të BE që kanë shprehur dëshirën që të na bashkohen për të na mbështetur në këtë projekt, që është Bullgaria dhe së fundmi Italia. Duke pasur parasysh që janë dy vende anëtare do të na ndihmonte shumë zëri i tyre, pasi i gjithë problemi që ne kemi sot, është që Korridori 8 pavarësisht se është një nga korridoret më të rëndësishëm jo vetëm për shkak të ndërlidhjes së transportit hekurudhor dhe atij rrugor, por edhe për shkak çështjeve të sigurisë që sot ngrihen, pasi do të lidhte Mesdheun me Detin e zi, ne besojmë që zëri i tyre mund të na ndihmojë që Korridori i 8 të inkludohet në core network të BE, duke na dhënë kështu mundësin që të fillojmë dhe të aplikojmë në thirrjet e ndryshme sa i përket financimeve”.
“Që të dy palët, që të dy qeveritë kuptojnë shumë mirë nevojën për të pasur këtë korridor sa më parë, por ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm që kostot e ndërtimit të hekurudhës, ashtu sikurse e autostradës, nëse do të përballoheshin nga buxhetet e dy shteteve do të ishin kosto të rënda dhe pas pandemisë dhe krizës energjetike do të ishte e vështirë që të ndodhte, 2 apo 3 vitet e ardhshme. Kështu që një nga detyrat kryesore që ne kemi si dy qeveri është që të vazhdojmë lobimin tonë edhe me dy vendet partnere, edhe në tryezat e BE dhe të ngremë zërin që korridori 8 të përfshihet në core network të BE dhe ne të financohemi nga fondet e BE për ndërtimin e këtyre rrjeteve kaq të rëndësishme hekurudhore dhe rrugore”.
ORA 11:32 – Porti i thatë i Strugës, Grubi: Na mundësoi qasjen e një vendi pa det
Zv.kryeministri i RMV, Artan Grubi në mbledhjen e qeverive Shqipëri-Maqedoni e Veriut propozoi tre konkluza për marrëveshjet midis vendeve. Hapja e një vendkalimi të ri kufitar, më poshtë Qafë Thanës që do të ulte koston me dhjetëra miliona Euro të ndërtimit të autostradës dhe linja hekurudhore Shkup-Durrës për të lidhur dhe përfunduar infrastrukturën mes dy vendeve në Korridorin 8.
Më tej, ai i dha rëndësi edhe portit të thatë të Strugës, për të cilin falënderoi në veçanti kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Porti i thatë do të funksionojë për ngarkesat tranzit që vijnë në portin e RMV nga porti i Durrësit. Për secilën prej pikave, Grubi propozoi edhe strukturat përkatëse.https://www.youtube.com/embed/a24Qkp1OGG4
Artan Grubi: E para do të ishte me hapjen e një vendkalimi të ri kufitar. Formimi i komisionit të përbashkët të ekspertëve i cili do të përcaktojë vendndodhjen e vendkalimit të ri kufitar ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, do të përcaktojë karakteristikat themelore teknike të lidhjeve rrugore, vendndodhjen e rrugëve, pikat e kryqëzimit të tyre me kufirin, infrastrukturën, stacionet, llojet e ngarkesave dhe udhëtarëve, regjimin e funksionimit, çështjet ligjore dhe normative që lidhen me ndërtimin e vendkalimit kufitar rrugor ndërkombëtar dhe të gjitha çështjet me interes të përbashkët. Kjo pikë ka të bëjë me lidhjen e dy autostradave tona në Korridorin 8 që planifikojmë ta nisim në muajin Mars me konzorciumin amerikano-turk me të ciëlt kemi nënshkruar në muajin Mars të po këtij viti dhe kemi miratuar ligjin në Kuvend dhe jemi në pritje të firmosjes së kontratës në mes të Dhjetorit, për nisjen e ndërtimit të plotë autostradë, do të thotë që nga Shkupi në Qafë Thanë me shpresën që do të bëhet një vendkalim tjetër jo në Qafë Thanë, por pak më poshtë, i ri midis dy vendeve tona që do ulë koston me dhjetëra miliona Euro të ndërtimit të autostradës.
Lidhja hekurudhore Shkup-Durrës ndërmjet dy vendeve tona dhe që t’i obligojmë qeveritë tona që të angazhohen për bashkëpunim dhe ndërmarrjen e obligimeve për ndërtimin dhe përfundimin e infrastrukutrës hekurudhore të Korridorit 8. Tek ne duhet të modernizohet linja ekzistuese hekurudhore Kumanovë-Shkup-Kërçovë dhe të përfundojë ndërtimi i pjesës nga Kërçova deri në kufirin me RSh me gjatësi 63 km si dhe nga Kumanova me Bullgarinë, gjatësi prej 89 km. RSh duhet ta kryejë dhe besoj që është në proces të rikonstruktimit të linjës ekzistuese hekurudhore Tiranë-Durrës me ndërtimin e një linje të re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, si dhe rikonstruktimin e linjës ekzistuese hekurudhore Durrës-Rrogozhinë-Pogradec dhe fshatin Lin të Pogradecit.
Porti i thatë në Strugë, qeveritë e të dyja vendeve si konkluzë e tretë do e kisha propozuar që përmes Ministrive të Financave, të Transportit dhe institucioneve resoriale, brenda 3 muajve të kryejnë studimin e fisibiletit në një zonë intermodale logjistike në formën e një porti të thatë pranë Strugës në RMV për bërjen e ngarkesave tranzit që vijnë në portin e Maqedonisë së Veriut nga Porti i Durrësit, Porto Romano. Në afat prej 3 muajsh të dyja palët do të bëjnë një plan për thjeshtësimin e procedurave për ndërtimin e portit të thatë pas të cilit do përpilojnë marrëveshje për nënshkrim në mbledhjen e radhës të qeverive tona ku do shprehim gatishmërinë për bashkëpunimin dhe realizimin e projektit. Këtu dua të falënderoj veçanërisht kryeministrin Rama i cili na mundësoi qasjen e një vendi pa det në portin e Durrësit dhe vetëm në këtë mënyrë zhvillohen marrëdhëniet vëllazërore dhe të afërta midis nesh.
ORA 11:29 – Shqipëri-RMV, marrëveshje për bashkëpunimin energjetik. Balluku: Ka të bëjë me sigurinë rajonale të Ballkanit
Në mbledhjen e përbashkët midis dy qeverive, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ku pritet të firmosen rreth 20 marrëveshje dhe memorandume, zv/kryeministrja Belinda Balluku veçoi marrëveshjen e bashkëpunimit energjetik, si ndër më të rëndësishmet. Sipas Ballukut, kjo marrëveshje ka të bëjë me sigurinë rajonale të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.https://www.youtube.com/embed/tm8azWue2LU
“Një ndër marrëveshjet që ne firmosim sot është ajo e bashkëpunimit energjetik mes dy vendeve. Është një nga marrëveshjet më të rëndësishme pasi nuk është thjeshtë një situatë krize apo energjetike që lidhet me ekonominë, ka të bëjë me sigurinë rajonale të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Balluku.
ORA 11:04 – Rama falenderon Grubin: Është shqiptari më i mirë mes maqedonasve dhe maqedonasi më i mirë mes shqiptarëvehttps://www.youtube.com/embed/1eNBqsjdNGw
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët Shqipëri-RMV, Kryeministri Edi Rama pati një falenderim për zv/kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin.
“Dua të bëj një falenderim aspak protokollar për zv/kryeministrin e qeverisë tuaj, Artan Grubin, i cili e kryeson këtë proces të përbashkët nga ana juaj dhe besoj është shqiptari më i mirë mes maqedonasve dhe maqedonasi më i mirë mes shqiptarëve. Kështu që për ne është kënaqësi dhe privilegj që të kemi në nivelin e punës së përditshme një partner kaq të besueshëm. Këtë e kisha detyra ta përcillja në emër të gjithë ekipit tim, sepse në nivel përgatitor dhe punës teknike janë ata që kanë mundësi të vlerësojnë punën e Artanit dhe të gjithë skuadrës suaj. Kështu që shumë faleminderit për gjithë përkushtimin në këtë marrëdhënie”, u shpreh Rama.
ORA 10:56 – Rama: Interes strategjik kombëtar i dy shteteve tona që të kemi marrëdhënie sa më të fortahttps://www.youtube.com/embed/JC37K6O5n9U?start=82
Gjatë mbledhjes ndërqeveritare Shqipëri-Maqedoni e Veriut, Kryeministri Edi Rama u shpreh se është interesi më i madh strategjik kombëtar i dy shteteve tona që të kemi marrëdhënie sa më të forta. Po ashtu, ai shtoi se dy vendet kanë detyrimin që të punojnë bashkërisht për stabilitetin e të dyja shteteve dhe njëkohësisht për harmoninë absolute mes dy popujve.
“Besoj se është interesi i madh strategjik kombëtar reciprokisht i dy shteteve tona që të kemi marrëdhënie sa më të forta, sa më vëllazërore, sa më të palëkundura nga asnjë lloj stuhie apo asnjë stine e vështirë sepse jemi dy enë komunikuese që nuk mund të bëjmë dot pa asnjë tjetrën ashtu sikundër kemi detyrimin e madh që të punojmë bashkërisht për stabilitetin absolut të të dyjave shteteve tona dhe njëkohësisht për harmoninë absolute mes dy popujve tanë, mes shqiptarëve dhe maqedonase”, u shpreh Rama.
ORA 10:50 – Rama: Rezultate të mira me Ballkanin e Hapur, mbështesim Procesin e Berlinithttps://www.youtube.com/embed/t8S0UgBmMoo
Në mbledhjen e përbashkët Shqipëri-Maqedoni e Veriut, Kryeministri Edi Rama vlerësoi marrëveshjet në kuadër të Ballkanit të Hapur ndërsa theksoi se të dyja vendet janë dhe do vazhdojnë të jenë mbështetës të lëkundur të Procesit të Berlinit. Kryeministri shqiptar theksoi se këto nisma janë pjesë të njëra-tjetrës.
“Në 6 Dhjetor në Tiranë do të mbahet samiti i BE me Ballkanin Perëndimor dhe ne do të jemi aty së bashku, me të gjitha dëshirat, problemet, dhe sfidat tona të cilat janë gjithmonë e më të njëjta me ato të vendeve të tjera të BE. Është koha për të projektuar të ardhmen përtej luftës, duke kërkuar nga njëra anë nga BE që të na përfshijë gjithnjë e më shumë në të gjithë përpjekjen e realizuar për t’i rezistuar qoftë goditjes së energjisë, qoftë inflacionit të luftës. Nga ana tjetër për të ndërtuar një plan të përbashkët, që të na japë mundësinë të shohim përtej kësaj faze të vështirë, të zymtë, por jo të pambarimtë. Nuk kemi nevojë të presim fundin e luftës për të projektuar të ardhmen përtej saj.
“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë njëfarë përgatitje, duke u përpjekur të projektohen në të ardhmen, jo vetëm si shtete më vete, por dhe në mënyrë kolektive, si vende të të njëjtës zonë gjeografike dhe gjeopolitike. Qoftë në aspektin e Ballkanit të Perëndimor si rajoni ynë, qoftë në aspektin e BE si destinacioni ynë. Besoj që Ballkani i Hapur na ka dhënë shumë mundësi të reja për të parë përtej të djeshmes, për të kuptuar si mund ta kapërcejmë të sotmen dhe njëkohësisht për të projektuar një të ardhme e cila të rrisë në maksimum aftësitë e vendeve tona që të përfitojnë nga një hapësirë shumë më e madhe se ajo e përveçme gjeografike. Kemi parë rezultate të mira, të marrëveshjeve të bëra në kuadër të Ballkanit të Hapur. Ashtu si kundër kemi vazhduar të jemi dhe do vazhdojmë të jemi mbështetës të lëkundur të procesit të Berlinit. Duke pasur aftësinë që t’i shohim të dyja bashkë këto nisma si pjesë të njëra tjetrës dhe në asnjë mënyrë si përjashtuese të njëra-tjetrës”.
ORA 10:46 – 21 marrëveshjet dhe memorandumet që u firmosën sot në mbledhjen e qeverive Shqipëri-Maqedoni e Veriut
Memorandum bashkëpunimi për çështjen e integrimit në BE ndërmjet Sekretariatit për Çështje Europiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Ministrit të Shtetit, Kryenegociatorit të RSh.
Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim në fushën e trajnimeve.
Memorandumi bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim në fushën e digjitalizimit të shërbimeve konsullore.
Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.
Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për formimin e ekipeve të përbashkëta të punës në sferën e sigurisë
Protokoll ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-Thanë.
Protokoll ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Administratës Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë – Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Republikës së Shqipërisë në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të operatorëve ekonomik të autorizuar – autorizimet për sigurinë dhe mbrojtjen (OEAS), ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Protokolli zbatues ndërmjet Ministrisë së Financave-Drejtoria e Doganës e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria për Financave dhe Ekonomisë – Drejtoria gjenerale për doganë e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e marrëveshjes në mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për vendosjen e vendkalimit të përbashkët kufitar në mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, i nënshkruar më 10.06.2021 në Tiranë për vendkalimin ndërkombëtar Qafë-Thanë (Republika e Maqedonisë së Veriut – Qafë – Thanë Republika e Shqipërisë).
Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në fushën e Financave Publike dhe Procesit të Aderimit në Bashkimin Europian ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të Republikës së Shqipërisë.
Memorandum bashkëpunimi në sektorin e energjisë ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë.
Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë.
Marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë.
Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë lidhur me lekturën/redaktimin gjuhësor të gjuhës shqipe.
Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës të Republikës së Shqipërisë lidhur me zbatimin e gjuhës së shenjave të gjuhës shqipe
Programi për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë në fushën e arsimit dhe shkencës për periudhën 2023-2026.
Memorandum bashkëpunimi në fushën e politikës sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë.
Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë për rikthimin e ikonave të trafikuara ne vendin e tyre të origjinës.
Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për delegimin e trafikut ajror dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.
Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për vendosjen e transportit ndërshtetëror ndërmjet Liqenit të Ohrit
Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim për zhvillimin e lidhjes rrugore.
Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës të Republikës së Shqipërisë në fushën e digjitalizimit.
ORA 10:38 – Kovaçevski: Shqipëria, shembull i fqinjësisë së mirëhttps://www.youtube.com/embed/B_5OHovg0_c
Ka nisur mbledhja e qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila zhvillohet në Shkup. Mikëpritësi i këtij takimi, Dimitar Kovaçevski, ishte ai që nisi takimin me një fjalim para dy kabineteve qeveritare. Ai u shpreh se Shqipëria është një shembull i fqinjësisë së mirë. Sipas Kovaçevskit, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria qëndrojnë në anën e ruajtjes së stabilitetit.
“Shqipëria është një shembull i fqinjësisë së mirë. Ne qëndrojnë në anën e ruajtjes së stabilitetit. Ne po investojmë në ruajtjen e rajonit”, u shpreh ndër të tjera Kovaçevski.
Sipas kreut të qeverisë së RMV-së, ky takim i dytë ndërqeveritar avancon bashkëpunimin mes dy vendeve dhe vjen në një kohë krize globale. Kovaçevski u ndal edhe tek procesi i integrimit europian, ku tha se janë realizuar premtimet dhe detyrat e vëna nga Bashkimi Europian. Sa i përket negociatave, Kovaçevski tha se shpreson që siç i nisëm bashkë negociatat, të dyja shtetet të mund t’i mbyllin njësoj.
“Shpresojmë që deri në 2030 të kemi përfunduar me procesin e integrimit në BE”, u shpreh Kovaçevski.
ORA 10:20 – Nis mbledhja e dy qeverive Shqipëri-RMV
Ka nisur aktualisht mbledhja e dy qeverive, të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
I pari fjalën e mori kreu i qeverisë maqedonase, Dimitar Kovaçevski.
ORA 09:54 – Rama pritet me ceremoni zyrtare nga Kovaçevski
Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni i qeverisë shqiptare janë pritur me një ceremoni zyrtare nga kreu i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në Shkup.
Më herët, në aeroport, Rama u takua me zv.Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin, “për të nisur një ditë të mirë pune e marrëveshjesh që na afrojnë dhe na forcojnë edhe më shumë”.https://www.youtube.com/embed/gwNQSHDmerU
Dy qeveritë i rikthehen mbledhjeve të përbashkëta pas 5 vitesh. Herën e fundit, ishte Shqipëria që mikëpriti në Pogradec qeverinë e RMV-së. Mësohet se janë parashikuar që të firmosen rreth 20 marrëveshje dhe memorandume. Televizioni Klan ka mësuar se do të ketë një marrëveshje për krijimin e task-forcave të përbashkëta në fushën e sigurisë, një protokoll për implementimin e kontrolleve të përbashkëta kufitare në pikën e kalimit Qafe-Thanë/Kjafasan.
Një program bashkëpunimi mes dy ministrive të Arsimit për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe shkencën për një periudhë 3-vjeçare, ndërsa pjesa tjetër do të jenë memorandume mirëkuptimi për transformimin digjital, për politikat sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve, memorandume që do të nënshkruhen pothuaj për çdo dikaster.
Marrëveshje të kësaj natyre, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar dhe si pjesë e nismës Open Balkan, por në këtë rast janë marrëveshje trepalëshe ku janë të angazhuara dhe autoritetet e Serbisë.
Marrëveshjet do të nënshkruhen pas përfundimit të fjalimeve të dy kryeministrave dhe diskutimeve të të gjithë anëtarëve të kabineteve që janë parashikuar të jenë të hapura për mediat./
Discussion about this post