Komisioni i Etikës do të mblidhet ditën e sotme për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e disa deputetëve të PD.
Komisioni ka nisur në orën 09.00 dhe Komisioni do të vendosë nëse do të përjashtohen për 10 ditë, 6 deputetë të tjerë të Partisë Demokratike.
PS ka kërkuar përjashtimin e deputetëve: Edmond Spaho, Sorina Koti, Elda Hoti, Greta Bardeli, Oerd Bylykbashi dhe Lindita Memaliaj.
Deputetët e mësipërm të enjten në seancë krijuan një situatë kaotike në Kuvend, ku disa i frynin bilbilit si dhe bllokuan Foltoren e Kuvendit. Kujtojmë më herë janë përjashtuar edhe disa deputetë të tjerë, mes tyre edhe Sali Berisha.
Discussion about this post