Sot do të zhvillohet seanca e radhës plenare, ku janë një sërë çështjesh për t’u diskutuar.
E teksa seanca fillon në orën 10.00, Partia Demokratike ka paralajmëruar protestë para Parlamentit.
Në orën 09:30 PD do të mbledhë këshillin kombëtar në selinë blu për të diskutuar në lidhje me detajet e organizimit të kësaj proteste. Pas mbledhjes demokratët do të nisen drejt Kuvendit.
Pritet që edhe kjo seancë ashtu si e së hënës të shoqërohet me debate dhe tensione të shumta.
Rendi i ditës:
- Mbledhjen e Kuvendit ne seancen plenare te dates 16.2.2023, ora 10:00.
- Rendi i dites i seances plenare eshte si me poshte:
- Miratimi i procesverbaleve te seancave plenare te dates 2.2.2023 dhe 13.2.2023;
- Njoftime;
- Projektligj “Per disa ndryshime ne ligjin nr.10296, date 8.7.2010, “Per menaxhimin financiar dhe kontrollin”, te ndryshuar” .
- Projektligj “Per ratifikimin e marreveshjes, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Finlandes, per eliminimin e tatimit te dyfishte ne lidhje me tatimet mbi te ardhurat dhe parandalimin e shmangien e evazionit tatimor”.
- Projektligj “Per ratifikimin e marreveshjes se huas, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise (huamarresi) dhe Agjencise Franceze per Zhvillim (huadhenesi), per financimin e projektit “Furnizimi me uje i qytetit te Durresit’”‘.
- Projektligj “Per miratimin e kontrates shtese per ndryshimin e kontrates se koncesionit, ndermjet Ministrise se Financave dhe Ekonomise, si autoritet kontraktues, dhe shoqerive “Sicpa Security Solutions” s.a. e “Sicpa Security Solutions Albania” sh.p.k., per projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e nje sistemi per emetimin, shperndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e te pullave te kontrollit te barnave, miratuar me ligjin nr.l 0381 , date 24.2.20 11.
- Projektvendim “Per shkarkimin e Kryetares se Kuvendit te Shqiperise, zonjes Lindita Nikolla.
- Projektvendim “Mbi propozimin per punonjesit me kohe jo te plote pune prane KQZ, per procesin e pilotimit te votimit dhe numerimit elektronik ne zgjedhjet per Organet e Qeverisjes Vendore te dates 14 maj 2023”
- Projektvendim “Per ndryshime ne strukturen organizative te ILD.
- Diskutime per veshtje jashte rend it te dites (60′).
III. Ngarkohen Sherbimet e Kuvendit per publikimin e rendit te dites te seances plenare, njoftimin e anetareve te Kuvendit me ane te mjeteve te komunikimit elektronik si dhe pergatitjen e dokumentacionit parlamentar qe do te shqyrtohet.
- Ky urdher hyn ne fuqi menjehere.
Discussion about this post