Partizani në krye, ndiqet nga Tirana dhe Erzeni
Me fitoren e marrë ndaj Tiranës, Erzeni jo vetëm që u ngjit në vendin e tretë të renditjes, duke mundur kampionen në fuqi, por i bëri një nder të madh edhe Partizanit. Të kuqtë tashmë gjenden 4 pikë larg edhe shijakasve edhe Tiranës. Sapo ka përfunduar faza e parë e sezonit. Kampionati ka edhe tre të tjera dhe rruga drejt suksesit në objektivat që klubet i kanë vënë vetes është ende shumë e gjatë.
Nëse është e vërtetë që kampionati fitohet duke mundur skuadrat e vogla atëherë, Partizani është në këtë linjë. Të paktën në kalendar, të kuqtë kanë përballje me disa prej tyre në fillimin e fazës së dytë. Por në Shqipëri, të paktën ky sezon po tregon se skuadrat e vogla në letër po luajnë më mirë dhe me më shumë ambicie se ato ekipet historike të Superligës.
Erzeni, Ergnatia kanë treguar uri për sukses dhe agresivitet në fushë ndaj çdo kundërshtari për të mos lëshuar asnjë pikë. Nën drejtimin e Shpëtim Duros Egnatia në pak ditë mundi të ishte e gatshme dhe e aftë për të fituar me Kukësin. Suksesi erdhi me autogol, por merita është e Egnatias dhe presionit që ushtroi. Deri më tani në përfundimin të çerekut të kampionatit këto dy ekipe kanë lënë në hije skuadra të tjera që kanë pretenduar minimalisht Europën në edicionet e shkuara.
Projeksioni është se rivaliteti mes Tiranës dhe Partizanit nuk do të venitet, por vendin e ekipeve si Kukësi, Vllaznia, Teuta apo Laçi po e marrin madje me meritë ekipet e tjera që ndoshta janë nënvlerësuar si rishtare në nivelin më të lartë të futbollit.
Discussion about this post