Fluturimi i parë i dëbimit të shqiptarëve nga Anglia drejt Tiranës është zhvilluar me sukses për vitin 2023.
Ka qenë zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Brendshme angleze, i cili përmes një deklarate tha se është kryer me sukses fluturimi i parë për vitin 2023 i dëbimit të shqiparëve nga Anglia.
“Ata kishin mbërritur ilegalisht muajt e fundit pa të drejtë qëndrimi”, tha zëdhënësi.
Mësohet se të dëbuarit e kësaj të enjteje janë sjellë me avionin e kompanisë Titan Airëays, e marrë me qira nga Home Office në shërbim të deportimeve.
Fluturimi i fundit Stantsted-Tiranë për vitin që lamë pas ishte më 22 Dhjetor me 42 persona të deportuar.
Sipas Daily Mail mes të deportuarve ishin 32 shqiptarë të cilët kishin vuajtur në total 89 vite burg për krime të ndryshme.
Discussion about this post