Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih, ku ka marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë 2023 që u zhvillua atje.
Gjatë qëndrimit në Mynih, kreu i qeverisë është takuar me bosin e “Total Energy Group”, Patrick Poyanné, ku ka biseduar për investimet e kolosit francez të energjisë në Shqipëri.
“Munich Security Conference 2023
Mëngjes pune me bosin e “Total Energy Group”, Patrick Poyanné, për investimet e kolosit francez të energjisë në Shqipëri, të cilat kanë nisur me programin e projekteve të diellit e të erës”, shkruan Rama në fotot që ka shpërndarë në Facebook.
Discussion about this post