Ndryshimet në Kodin rrugor të propozuara nga Alibeaj e Balla kalojnë për votim në seancë plenare, pasi ngërçit procedural të krijuar në dhjetor. Vendimi i hap rrugën rritjes së shpejtësisë se lejuar, apo heqjes së patrullave policore nga rruga
Komisioni Veprimtarisë Prodhuese dërgon për seancë plenare ndryshimet në Kodin Rrugor të dakordësuara mes Partisë Demokratike të Alibeajt dhe mazhorancës. Ndër ndryshimet kryesore që parashikohen në Kodin Rrugor janë jetëgjatësia e lejes së drejtimit deri në moshën 70-vjeçare, rritja e shpejtësisë së lejuar në disa prej akseve rrugore në vend nga 110 km/h në 130 km/h. Ndryshime të tjera lidhen dhe me ndarjen e parkingjeve publike e private, të cilat do të jenë në nivelin 50% publik dhe 50% privat në nivel zone dhe me vendim të Këshillit Bashkiak.
Një ndryshim tjetër i dakordësuar është ai që i mundëson drejtuesve të automjeteve që të përfitojnë 50% ulje të gjobës nëse e paguajnë brenda 15 ditëve, më tutje aplikohet kamatëvonesa. Aktualisht ligji parashikon 20% ulje gjobe, nëse pagesa bëhet brenda 5 ditëve. Një element tjetër mjaft i rëndësishëm është dhe mënyra e patrullimit të policisë rrugore.
Ndryshimet në Kodin rrugor u propozuan nga Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Balla qershorin e vitit të shkuar. Në shtator, Kuvendi bashkoj dy nismat në një. Votimi i saj kërkon 84 vota. Partia Demokratike në dhjetor nuk pranoi kalimin e draftit në kuvend, duke nxjerr si argument disa çështje procedurale. Kësisoj, Partia Demokratike evitoi votimin e ligjit në të njëjtën seancë me votimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatit të Popullit, që ishin parashikuar në seancën e fundit kuvendore të dhjetorit të shkuar. E ndërsa për Kushtetuesen, votimi u krye, për Avokatin e Popullit duket se çështja mbetet e hupur, ashtu si dhe çështje të tjera që kërkojnë dakordësinë mazhorancës dhe opozitës, sicc janë “Dekomunistizimi”, “Reforma Zgjedhor”.
Discussion about this post