Mediat britanike shkruajne se kalimet e paligjshme të shqiptarëve në Kanalin Anglez kanë rënë ndjeshëm gjatë muajve të fundit.
Lajmin e ka bërë me dije një burim i qeverisë britanike. Rënia vjen pas propozimeve prej muajsh të ministrave të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të goditur emigrantët shqiptarë, si dhe marrëveshjes së nënshkruar mes Londrës dge Tiranës.
“Ne kemi parë një rënie të dukshme të numrit të shqiptarëve që kalojnë Kanalin me varka të vogla në muajt e fundit,” tha burimi për The Times.
Sipas “The Times”, Shqiptarët përbënin mesatarisht rreth një të tretën e të gjithë njerëzve që kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet varkave të vogla nga Franca në vitin 2022, me të paktën 13,000 që kryenin udhëtimin, nga vetëm 800 në 2021.
Discussion about this post