Mediat e huaja raportojnë se biznesmeni i njohur shqiptar, Behgjet Pacolli është interesuar të blejë ekipin e futbollit Manchester United.
Sipas faqes “Fotball Transfers”, ish-presidenti i Kosovës, biznesmen i suksesshëm dhe president i grupit me bazë në Zvicër, Mabetex, e ka lënë të hapur mundësinë e blerjes së ekipit britanik nga amerikanët e “Glazers”.
Dhe i pyetur nga gazetarët të mërkurën nëse ai ishte i interesuar të blinte Manchester United, Pacolli u përgjigj “okay”.
Familja Glazer ka nxjerrë zyrtarisht në treg Manchester United pas gati 18 vitesh pronësi. Ekipi shitet për rreth 5 miliardë euro.
71-vjeçari Pacolli ka një pasuri prej 1 miliardë euro sipas Forbes, por ka shumë bashkëpunëtorë të fuqishëm nga Kremlini në Uashington, shkruan gazeta sportive.
Discussion about this post