Pas gjashtë javësh, beteja e ashpër ligjore mes Johnny Depp dhe ish-bashkëshortes Amber Heard ka marrë fund. Gjykata ka marrë vendimin dhe Johnny Depp ka fituar çështjen e tij për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard.
Sipas vendimit të Gjykatës, deklaratat e Heard për martesën e saj ishin të rreme, të pabazuara në prova dhe përcillnin shpifje për njerëzit e tjerë përveç Depp. Gjykata i ka dhënë Depp 15 milionë dollarë dëmshpërblim.
Pasi ka mësuar vendimin e Gjykatës, Amber Heard ka deklaruar se ndihet shumë e zhgënjyer dhe e trishtuar pasi sipas saj ka humbur të drejtën e saj të flasë lirisht dhe hapur.
“Zhgënjimi që ndjej sot është përtej fjalëve. Më vjen keq që provat sërish nuk ishin të mjaftueshme për t’i bërë ballë fuqisë, ndikimit dhe ndikimit të ish-bashkëshortit tim. Më vjen keq që e humba këtë çështje. Por jam akoma më e trishtuar që duket se kam humbur të drejtën që mendoja se e kisha si amerikane, të flas lirshëm dhe hapur”.
Kujtojmë se Johnny Depp paditi ish-bashkëshorten Amber Heard për shpifje për një editorial që ajo ka botuar në vitin 2018 në gazetën Washington Post, ku shkruante se ajo ishte figura publike që përfaqësonte abuzimin në familje.
Artikulli nuk përmendte në emër aktorin, por avokatët e Johnny Depp thanë se indirekt i referohet atij.
Heard kundërshtoi ish-bashkëshortin, duke kërkuar nga Johnny Depp 100 milionë Dollarë.
Në Maj të vitit 2016, Amber Heard mori urdhër-mbrojtje pasi pretendoi se Depp e kishte goditur në fytyrë me celular. Aktori hollivudian mohoi këto pretendime të ish-bashkëshortes.
Avokati i Johnny Depp prezantoi prova në gjykatë imazhe dhe audio të Amber Heard ku kjo e fundit pas zënkave me Depp bënte deklarata të tilla si: “Të godita me objekte, nuk të godita me grusht”.
Disa ditë më parë, Depp deklaroi në gjykatë se gjatë kohës që ishte i martuar me Amber Heard, kjo e fundit e ka tradhtuar me Elon Musk dhe aktorin e njohur James Franco.
tv6+1vlora
Discussion about this post