Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së certefikatave për finalistët e konkursit të pikturës “Shqipëria ime”.
Fëmijë nga i gjithë vendi kanë marrë pjesë në këtë konkurs të pikturës me emrin “Shqipëria ime “.
Gjatë fjalës së tij Rama i këshilloi fëmijët e pranishëm që kur të rriten mund të zgjedhin çfarëdolloj profesioni tjetër, mirëpo mos të lenë anash pasionin e tyre, atë të pikturës.
Rama tha se së bashku me ministrinë e Arsimit ata kanë planifikuar që në shkolla të krijojnë programe jashtë mësimore, të cilat do u mundësojnë fëmijëve që të përvetësojnë talentin e tyre.
Pjesë nga fjala e kryeministrit:
Mund të bëheni ekonomist e lloj lloj profesionesh të tjera, por mos e lini këtë aktivitet të syrit, të mendjes të duarve që u jep mundësinë të ushqeni fantazinë tuaj dhe mundësinë të shkëputeni për një moment nga e përditshmja dhe merrni me veten tuaj të vetëm përballë kuadratin të bardhe që pak nga pak i jepni jetë. Sepse është një ushtrim shumë i mirë syrin mendjen për shpirtin dhe padiskutim që e pasqyron jetën e njeriut në të gjitha rastet kur njeriut i është dhënë kjo dhunti. E njëjta gjë vlen edhe për muzikën, ata të cilët kanë talent, vesh për muzikë, e njëjta gjë vlen për skulpturën, poçerinë, qëndistarinë e kshu me rradhë.
Edhe në të vërtetë kjo na ka shtyrë që të punojmë për programin që ju tha edhe ministrja një program jashtë mësimor në shkollat tona për artet dhe për sportin në mënyrë që ti japim mundësi të gjithë fëmijëve që mund të kalojnë një pjesë të kohës së lirë pikërisht për shqisat e tyre përmes një disipline të zejtarisë dhe duke krijuar vepra, duke krijaur prodhime që padiskutim në radhë të parë i vlejnë shumë siç thashë edhe më parë syrit mendjes mënyrës së shikimit dhe perceptimti të realittit dhe patjetër. Përtej faktit që ndonjëri nga fëmijët të vazhdojë në këtë rrugë, është një rrugë e vështirë rruga e artit por është një rrugë shumë e bukur.
Për këto punë që janë këtu dhe për fëmijët që janë këtu dua tju them që janë vërtet punë mbreslënëse, janë vërtet punë të bukura që dua ti shikoj të varura në mur ju përgëzoj, bravo meritoni një duartrokitje shumë të gjatë të gjithë së bashku dhe patjetër që meritoni edhe nga një dhuratë simbolike, ju meritoni më shumë se një dhuratë por shpresoj që edhe dhuratat që ka përgatitur ministria të mundësojën që ju të ndjeheni të vlerësuar siç e meritoni po edhe që ky prag festash të zbukurohet edhe pak me ketë vlerësim.
Discussion about this post