Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar sot të gjithë mësuesit për festën e 7 Marsit.
Ai thotë se se me rastin e “Ditës së mësuesit” ka dërguar pesëdhjetë libra dhuratë për bibliotekën e shkollës “Azem Bejta” të Prekazit.
Meta shkruan se detyra e politikanëve është përkrahja ndaj mësuesve dhe nxënësve.
“Me një kartolinë urimesh dërgova pesëdhjetë libra dhuratë për bibliotekën e shkollës “Azem Bejta” të Prekazit.Gëzuar të gjithë nxënësve dhe mësuesve për 7 Marsin, ditën e Arsimit Shqip, “Ditën e Mësuesit”!
Detyra e nxënësve është e përditshme, të mësoni e të lexoni. Ndërsa detyra jonë si politikanë është t’i përkrahim mësuesit e nxënësit shqiptarë kudo që ata ndodhen, në trojet e tyre historike dhe në diasporë.Kjo ditë këtë vit shënon edhe 25 vjetorin e rënies së Adem Jasharit, kryesimbolit të përpjekjes shqiptare për liri e dinjitet. Lavdi e përjetshme heroizmit të Jasharëve!”, shkruan Meta.
Discussion about this post