Milan kampion i Seria A është eliminuar në mënyrë të turpshme nga Kupa e Italisë, pasi në fazën e 1/8 Torino e ka mposhtur 0-1 pas 120 minutash lojë. Edhe pse ‘djalli’ kishte në favor rekordin e 60 mijë tifozëve në stadium, por edhe faktin që nga minuta e 70 luajti me një lojtar më shumë sërish nuk ia doli.
Milan tentoi që nga fillimi të gjente golin, por në minutën e 114 Torino shfrytëzoi kundërsulmin për të shtangur San Siron me anë të Adopos. Koha e mbetur në dispozicion ishte shumë e pakët kështu që Milan eliminohet shumë herët, me trajnerin Pioli i cili ishte shumë i zhgënjyer. Ai tha se skuadrës i mungoi qartësia, ndërsa nga ana tjetër Torino do presë fituesin e çiftit Sampdoria-Fiorentina në çerekfinale.
Discussion about this post