Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se Policia e Shtetit duhet ta forcojë bashkëpunimin me qytetarët, të trajtojë me kujdes ankesat e tyre, sepse vetëm kështu rritet besimi i tyre tek policia.
Përmes një postimi Balla shkruan se shkelësit e ligjit do të ndëshkohen fal denoncimeve apo ankesave të qytetarëve.
“Denoncimet apo ankesat e qytetarëve, në çdo formë, janë gjithmonë të mirëpritura. Policia e Shtetit duhet ta forcojë bashkëpunimin me qytetarët, t’i trajtojë me kujdes ankesat e tyre, sepse vetëm kështu rritet besimi i tyre tek policia. Rasti i denoncimit nga një pushues i një mjeti që kishte hyrë në një plazh me pushues, çoi në identifikimin e shkelësit dhe ndëshkimin e tij sipas parashikimeve maksimale të Kodit Rrugor”, shkruan Balla.
Discussion about this post