Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vizituar Emiratet e Bashkuara ku ka zhvilluar një takim me liderët politikë në vend.
Balla ka zbuluar në një postim në rrjetet sociale se në takim u diskutua mbi marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë.
Postimi i plotë:
Abu Dhabi 📍Shumë i nderuar nga miqësia dhe mikpritja në mexhlisin Qasr Al Bah nga Lartësia e Tij Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan, të cilit i përcolla përshëndetjet e Kryeministrit Edi Rama dhe urimet për prosperitet të vazhdueshëm të Emirateve dhe të popullit të vet. Lartësia e Tij Presidenti i EBA shprehu përshëndetjet e tij më të mira për Kryeministrin dhe urimet për vendin e popullin tonë për të vijuar progresin. Në takim u diskutua mbi marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë. Mundësitë për të përfituar nga ekspertiza dhe eksperienca e EBA në këto fusha u diskutuan në kuadër të Marrëveshjes mes Shqipërisë dhe EBA, si dhe të Task-Forcës së Bashkëpunimit të dakordësuar mes dy ministrave të brendshëm. Të pranishëm në mexhlis ishin edhe Sheikh Khaled bin Mohamed bin Zayed Al Nahyan, Princi i Kurorës Abu Dhabi; Sheikh Suroor bin Mohammed Al Nahyan; Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan, Zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Brendshëm, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, Ministër i Punëve të Jashtme
Discussion about this post