Ka mbërritur në Himarë kryeministri i Greqisë, Kyrakos Mitsotakis, ku do të zhvillojë takim me minoritetin grek.
Ai është pritur nga komuniteti minoritar grek atje, nga Vangjel Dule, kreu i Omonia Fredi Beleri dhe një numër i madh qytetarësh.
Mitsotakis do të jetë në Himarë, më pas në Finiq dhe në në Dropull. Mitsotakis do të ketë mundësinë të bisedojë me qytetarë dhe drejtues të diasporës dhe të diskutojnë për problemet që ekzistojnë.
Axhenda e plotë:
09:30 Mbërritja në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.
09:35 Nisja me makina për në shkollën “Omiros”.
09:50-10:30 Vizitë në shkollën “Omiros” dhe në kishën St. Pando
10:30 Nisja me makina drejt pedonales.
10:45 Mbërritja në rrugën e këmbësorëve.
10:45-11:00 Përshëndetje e shkurtër në rrugën e këmbësorëve.
11:00 Nisja me makinë për në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.
11:05 Hipja në helikopter dhe nisja për në Livadhja të Finiqit.
11:25 Mbërritja në Stadiumin e Livadhes, ecje në këmbë drejt Qen
11:30-12:00 Përshëndetje dhe takim me nxënësit.
12:00 Nisja në këmbë për në Stadiumin e Livadhjasë.
12.20 Hipja në helikopter dhe nisja për në Derviçan të Dropullit.
12:40 Mbërritja ne Stadiumin e Derviçanit
12:55 Përshëndetje e shkurtër në sheshin Derviçan
13:15 Nisja për në kishë.
13:30 Vizitë në shkollën e Derviçanit.
14:00 Nisja për në Aeroportin e Loaninës.
Discussion about this post