Në sallën e godinës së stadiumit “Petro Ruci” u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkisë e thirrur nga kryetari këtij këshilli, në bazë të ligjit 139/2015 “Për vetë qeverisjen vendore”. Përvec pikave të tjera të rendit të ditës një vend të rëndësishëm në trajtim dhe diskutim, zuri prezantimi i projektit “Monitorimi i ndotjes akustike në zonat bregdetare”. I pranishëm në këtë mbledhje, përpara këshilltarëve bashkiakë të Himarës, Z. Meivis Struga, ekspert i ndotjes akustike prezantoi rezultatet e monitorimit dhe draft planin lokal me rekomandimet për reduktimin e ndotjes akustike gjatë sezonit turistik. Edhe në Himarë, ashtu sikundër edhe në qytete të tjera bregdetare ka pasur probleme me ndotjen akustike gjatë sezonit turistik. Më e dukshme ajo ka qenë në shëtitoren bregdetare. Monitorimi është realizuar në Spille dhe në Potam si dy zonat ku perqendrohet dhe numri me i madh i turistëve. Ndotja nga muzika e bareve dhe restoranteve, por edhe ndotja akustike nga automjetet, janë ndër më të evidentuarat gjatë monitorimit. Matja e zhurmave është realizuar në orë të ndryshme të ditës dhe mbrëmjes dhe në zona e pika të ndryshme të Himarës dhe fshatrave rreth saj. Monitorimet jane perkthyer ne harta te cilat do ti sherbejne bashkise per hartimin e planit lokal te veprimit dhe marrjen e masave konkrete per reduktimin e zhurmave. Kryetar i Bashkisë Himarë, Z. Jorgo Goro, falenderoi stafin e projektit për punën e realizuar dhe kërkoi asistencën e ekspertëve për ta prezantuar draft planin e veprimit në dëgjesat publike me komunitetin dhe me pas miratimin e tij nga këshilli bashkiak si një detyrim ligjor i Bashkisë, bazuar në ligjin Nr.9774/2007 Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmave në mjedis. Goro theksoi rëndësinë e hartimit dhe miratimit të planit lokaltë veprimit për zhurmat si një detyrim ligjor dhe ofroi të gjithë mbështetjen e tij dhe të institucionit që drejton për të plotësuar cdo pikë të memorandumit të nënshkruar mes palëve. “Monitorimi i ndotjes akustike në zonat bregdetare Bashkia Vlorë dhe Himarë” mbështetur nga Lëviz Albania, zbatuar nga Milieukontakt Shqipëri në bashkëpunim me Institutin për Menaxhimin e Mjedisit dhe Territorit dhe “Gjelbërimi 2000”. Synimi kryesor i këtij projekti është:Identifikimi i gjendjes aktuale të ndotjes akustike gjatë sezonit turistiknëpërmjet një metodologjie alternative të përcakuar e cila do tësigurojë të dhëna sasiore dhe cilësore mbi nivelin e zhurmave. Nxitja e angazhimit qytetar në monitorimin e zhurmave nëpërmjet metodave alternative të monitorimit, trajnimeve, advokimit etj. Rrjetëzimi i OJF lokale per advokimin dhe adresimin e problematikës së ndotjes akustike drejt pushtetit vendor.
Discussion about this post