Këngëtarja Alisja Koloshi ka rrëfyer momentin kur ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka vizituar një nga shkollat në Kukës.
Ajo ka treguar se Kim nuk e ka lejuar që t’i afrohej për fotografi për shkak se ishte shumë e gjatë.
“Erdhi Yuri Kim, e i kishte thënë zyshës që dua ca goca që të këndojnë himnin e Amerikës e ne i thamë po pse jo. Mbaruam e i pëlqeu. Ju afrova për foto dhe iu afrova dhe më tha, no no stop je shumë e gjatë dhe unë i thashë ok. S’donte të më kishte pranë”, tha ajo në “Why Not”.
Discussion about this post