Ka një përmirësim të kushteve hidrometeorologjike në Vlorë, megjithëse mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit vazhdojnë të jenë të pezulluara për shkak të erës së fortë. Ndërkohë, niveli i lumit Vjosë arriti gjatë mbrëmjes në 6.30 metra duke dalë pak në pjesën e Pazarit dhe sot sërish është rikthyer në shtrat, megjithatë situata mbetet nën monitorim.
Gjatë natës ka pasur erëra të forta,të cilat vazhdojnë të jenë të fuqishme duke shkaktuar mungesë të furnizimit me energji elektrike në disa zona. Konkretisht: 20 abonentë te: zona e Pus-Mezinit, Orikum, Dukat, Llogara, Radhimë, Kallarat, Bolene, Vranisht, Mesaplik, Tërbac, Brataj, Velç, Bashaj, Sevaster, Gorisht, Dushkarak, Mazhar.
Po punohet për të rikthyer përsëri energjinë, ndërsa në zona të tjera furnizimi me energji elektrike vijon normalisht.
Discussion about this post